Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë zjarri mes kushërinjve në Shkodër, FNSH në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri mes kushërinjve në

Panik në  fshatin Drisht të Postribës në Shkodër. Të shtëna me armë zjarri kanë alarmuar policinë, e cila bashkë me FNSH janë nisur drejt vendit të lokalizuar të ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22.00 dhe pasi policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka kuptuar se të shtënat kanë të bëjnë me një konflikt mes dy kushërinjve.

Dy kushërinj të parë kanë debatuar me njëri tjetrin. Njëri prej tyre ka marrë çiften në banesën e tij dhe ka qëlluar në ajër duke alarmuar banorët dhe policinë.

Efektivët kane sekuestruar armën çifte gjahu dhe kanë shoqëruar dy kushërinjtë për të dhënë sqarime të mëtejshme. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka të lënduar.

 

 

 

Të fundit