Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, humb jetën një person

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, humb jetën

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Elbasan, ku si pasoje ka humbur jetën një person.

Ngjarja ka ndodhur te “Rrethrrotullimi i Luleve”, kurse autorët e krimit janë larguar drejt Bradasheshit, si dhe kanë djegur makinën në një ullishte.

Menjëherë pas krimit janë nisur drejt Elbasanit forcat RENEA, ato të FNSH dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit