Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset një person, në kërkim autori

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset një

Një person ka mbetur i plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri në Lezhë. Mësohet se, personi është një 29-vjeçar i identifikuar si Odise Simoni.

29-vjeçari ka mbetur i plagosur në dorë, ndërsa është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes, si dhe nëse personat e përfshirë në konflikt janë banorë të zonës, pasi përplasja ka ndodhur në një bar përgjatë autostradës Lezhë-Shkodër.

Ndërkaq, policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, një person me iniciale D.R., dhe është vënë në kërkim të tij.

Të fundit