Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Fier, ngjarja përballë drejtorisë së Tatimeve

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Fier,

Mbrëmjen e djeshme një lokal është qëlluar me breshëri plumbash në qytetin e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.00 në lagjen “Kastrioti”, përballë drejtorisë së Tatim-taksave. Sipas të dhënave të para, fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale, kryesisht xhamat e lokalit.

Edhe pse ngjarja ka ndodhur mbrëmë vonë, pronari i lokalit ka njoftuar policinë mëngjesin e sotëm. Ende nuk dihen autorët dhe rrethanat e ngjarjes.

Të fundit