Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë zjarri në një spital në Çeki, 6 të vdekur e disa të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në një spital në

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një spital në Çeki.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit në spitalin Universitar në qytetin e Ostrava, i vendosur 350 kilometra në lindje të Pragës.

Kryeministri i Republikës çeke thotë se të shtënat u zhvilluan në një dhomë pritjeje dhe se autori vazhdon të jetë i lirë. Autoritetet kanë nisur kërkimet për ndalimin e tij.

Zyrtarët thonë se njerëzit janë evakuuar nga spitali, ndërsa nuk është zbardhur ende arsyeja e këtij akti.

Të fundit