Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë zjarri në poliklinikën e Patosit, policia: Dy të vdekur

Të shtëna me armë zjarri në poliklinikën e Patosit,

Policia ka publikuar detajet e para të ngjarjes së rëndë të ndodhur pak minuta më parë në Patos.

Sipas policisë, nga të shtënat me armë zjarri në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Sipas policisë, E.K, ka nderruar jete në vendngjarje, kurse M. R, i plagosuri , nderroi jete ne spital.

“Policia kap në kohë rekord autorin e ngjarjes së ndodhur në ambientet e poliklinikës në Patos ku mbeti një i vrarë dhe një i plagosur.

Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy personave ë mbetën viktima. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

Të fundit