Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë; policia në vendngjarje, po bëjnë krehjen e zonës

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë; policia në

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë mbrëmjen në Sarandë. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër në Qafë Gjashtë. Burime bëjnë me dije se dyshohet se është qëlluar me pistoletë dhe me kallashnikov.

Ndërkaq, Policia shprehet se ende nuk dihet sakësisht se me çfarë është qëlluar dhe se shërbimet policore të Sarandës së bashku me një grup i FNSH po bëjnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:40, në fshatin Gjashtë të Sarandës, lart në kodër, dyshohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Kanë shkuar shërbimet e policisë së Sarandës si dhe një grup i FNSH me qëllim krehjen e zonës.

Vijon puna  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit