Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë zjarri te pediatria në Tiranë, një person i vdekur

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme pranë pediatrisë në Tiranë, në rrugën “Kongresi i Manastirit".

Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i vdekur një person rreth të 30-ave.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes deklarojnë se autori ka qenë me skafandër dhe është larguar menjëherë nga me motor.

Po ashtu raportohet se autori ka qëlluar 5 herë me armë zjarri çka kanë sjellë edhe vdekjen e menjëhershme të personit. Mësohet gjithashtu se e gjithë ngjarja është parë nga 2 infermiere.

Nga të dhënat paraprake bëhet ,me dije se ngjarja është një atentat, ndërkohë policia është  në vendngjarje duke punuar për të zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe autorin e saj.

 

Të fundit