Flash News

KRYESORE

Të shtënat me armë në Dhërmi, në lokalin ku ndodhi ngjarja ishin edhe dy ministra të qeverisë

Të shtënat me armë në Dhërmi, në lokalin ku ndodhi

Mbrëmjen e së shtunës, në një prej lokaleve verorë në Dhërmi,  shtetasi Emiljano Nina qëlloi me armë në ajër pas një konflikti me një shtetas tjetër. Të shtënat shkaktuan panik te klientët e tjerë, ndërsa nga ngjarja në fjalë nuk pati të lënduar. Policia njoftoi se pas ngjarjes arrestoi 23-vjeçarin.

Ndërkohë, ‘Panorama’ raporton sot se te lokali ku ndodhi konflikti, i cili më pas degjeneroi në të shtëna, ishin të pranishëm edhe dy prej ministrave të qeverisë. Ministrat, pasi kanë konsumuar pije në ambientin e diskos janë larguar, rreth dy orë para se të ndodhnin të shtënat, për t'u akomoduar në pjesën e restorantit.

Po kështu, përveç dy ministrave në ambientet e ‘Havana’-s kanë qenë edhe shumë persona të tjerë të njohur por edhe çifte me fëmijë të vegjël.

Të fundit