Flash News

KRYESORE

Të shtënat me armë në Tiranë, policia jep detaje rreth ngjarjes

Të shtënat me armë në Tiranë, policia jep detaje rreth

Në media, mëngjesin e sotëm u raportua për të shtëna me armë pranë Tregut Elektrik.

Policia, në një njoftim për median ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen. Sipas policisë konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa  forcat policore aktualisht po punojnë për kapjen e shtetasit K.K.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 26. 07. 2018, rreth orës 09:26, në rrugën “Vath Koreshi”, shtetasi me iniciale K. K., për shkak të një konflikti për motive të dobëta me një tjetër shtetas ka gjuajtur dy herë në ajër me një pistoletë zhurmuese, dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja të qitura nga pistoletë zhurmuese. Po punohet për kapjen e shtetasit K. K., dhe sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit