Flash News

KRYESORE

“Të shtohen urgjentisht testimet”, Bardh Spahia: E pafalshme neglizhenca e qeverisë për Shkodrën

“Të shtohen urgjentisht testimet”, Bardh Spahia: E pafalshme

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia bëri një deklaratë nga Spitali i Shkodrës, duke i kërkuar qeverisë të rrisë numrin e testimeve për COVID-19 në këtë qytet. Pas deklarimit të 13 rasteve të reja me koronavirus në Shkodër, Spahia u shpreh se “strukturat janë moskokëçarëse” lidhur me situatën.

“Në vazhdim të komunikimeve të vazhdueshme që kemi pasur me kolegët mjekë të spitalit të Shkodrës, infermierëve për ‘u informuar për gjendjen në Shkodër, të tërheq vëmendjen e strukturave përgjegjësve që duhet të reagonin dhe të mbështesnin apo mirënjohjen stafit në qytetin tonë me situatën që po përballen.

Thënë kjo, doja të tërhiqja vëmndjen e shkodranëve për situatën alarmante që gjendet Shkodra nga zhvillimet më të fundit. është evidente që ky virus është prezent në disa vatra në qytetin tonë dhe konstatojmë si javë e javë më parë është e njëjta situatë moskokëçarje nga strukturat përgjegjëse për situatën që po kalojmë edhe sot.

E pafalshme mungesa e testimeve, të cilën e kemi ngritur me forcë për Shkodrën në veçanti dhe mbarë Shqipërisë. Në kushtet kur ka me dhjetëra shkodranë të konfirmuar si të prekur nga COVID-19 është e pafalshme që testimet ngelen në 322 në total”, tha Spahia.

Bardh Spahia kërkon që të ndryshohet strategjia për luftën ndaj koronavirusit. Sipas tij, testimet janë e vetmja mënyrë për të gjurmuar personat e infektuar. Ai gjithashtu shtoi se në Shkodër shumë mjekë dhe infermierë janë përballuar me moskokëçarjen për testimet.

“Siç patëm rastin ta dëgjojmë edhe Piperon, si specialist që po përballet me virusin në front të parë. Duhet ndryshim strategjie. Testimet e vetmja mënyrë për të gjurmuar rastet. Kryeministri jonë të heqë dorë nga përfaqësimi si ministri i Shëndetësisë, i Financave, specialist i epidemiologjisë por të lërë specialistët të flasin. Të shtohen urgjentisht testimet për të pasur një pasqyrë reale jo vetëm në Shkodër por në gjithë vendin. E njëjta situatë që shfaqet e fshehur në Shkodër është dhe në qytetet e tjera. Sa rriten testimet rriten edhe emrat.

Nuk mund të qëndrojmë tek 32 testimet e sotme apo 35 të djeshme. Do të ishte shumë normale marrja e masave adekuate dhe transparenca dhe qartësia me qytetarët nga autoritetet qeveritare.

Kryesorja në këtë luftë është rritja e testimeve. Kjo është kryefjala. Më vjen keq ta them që kryeministri duhet të herë dorë nga roli i ministrave dhe urgjentisht të dëgjojë specialistët që me forcë po e kërkojnë me insistim si ne, së fundmi si Pipero domosdoshmërinë për ndryshimin e specialistëve. E pafalshme që një pjesë e madhe e personave, mjekë, infermierë në Shkodër kanë qenë në pritje të realizimit të testimeve ndërkohë që janë përballur me moskokçarjen e qeverisë. Vijojnë të kenë ende mangësi për mjete mbrojtëse.”- tha Spahia.

Të fundit