Flash News

KRYESORE

Të skualifikuarit dhe të dorëhequrit nga Vettingu s'do pranohen as si avokatë

Të skualifikuarit dhe të dorëhequrit nga Vettingu s'do

Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia ka pohuar se prokurorët dhe gjyqtarët e skualifikuar ose të dorëhequr gjatë procesit të Vettingut nuk do të pranohen nga kjo shoqatë, që do të thotë se nuk mund të ushtrojnë as profesionin e avokatit.

Maks Haxhia e publikoi këtë fakt gjatë shqyrtimit të projektligjit të ri të avokatisë në Komisionin e Ligjeve.

“Lind pyetja, këta që digjen nga Vettingu, a do të bëhen avokatë? Se ata juristë janë. Jo, ne kemi vënë pengesë. Nuk duam ta kthejmë avokatinë në strehën e të korruptuarve, apo të të larguarve nga Vettingu”, u shpreh Haxhia.

Kjo u mbështet dhe u përshëndet edhe nga deputetë socialistë dhe kreu i Komisionit të Ligjeve. “T'u qëndrojmë fort këtyre neneve bllokuese, tha deputeti i PS, Bashkim Fino, ndërsa Ulsi Manja vijoi: “Nuk mund të fusim nga penxherja ata që largojmë nga Vettingu. Nuk mund t’i pastrojmë në një anë dhe nga ana tjetër t’i sjellim sërisht në sallën e gjyqit”.

 Vendimi u mbështet edhe nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni, e cila tha se ligji i ri do të largojë nga sistemi avokatët e korruptuar.

Të fundit