Flash News

KRYESORE

Të tjera detaje nga ekzplozivi që ra në rrugë në Vlorë. Forcat xheniere mbërrijnë në vendngjarje

Të tjera detaje nga ekzplozivi që ra në rrugë në

Zbardhet të tjera detaje për pakon me tritol që u gjend në mes të rrugës në Vlorë, në lagjen 11 Korriku. Paraprakisht, policia dyshon se lënda eksplozive ka rënë nga makina, për shkak të rrugës me gropa, duke mos-shpërthyer. Tritoli me detonator, ishte i lidhur me tel ishte i mbështjellë me letër natriban.

Ndërkohë, në rreth orës 22:45, në qytetin bregdetarë kanë mbërritur forcat xheniere, që po bëhen gati për të çaktivizuar lëndën plasëse.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë përreth dhe po bën këqyrjen e pamjeve filmike për të bërë të mundur identifikimin e makinës të cilës mund ti ketë rënë eksplozivi i gjetur në rrugë.

Ishte një qytetar që lajmëroi uniformat blu, që mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe bllokuan qarkullimin.

https://www.youtube.com/watch?v=mRUiyw5CQDc

Të fundit