All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Te tjera detaje për policin abuzues: I shkarkuar nga detyra; fushata elektorale e riktheu në punë në 2015

Te tjera detaje për policin abuzues: I shkarkuar nga detyra; fushata
All - Paragraf - 1

Deputetja e Partisë Demokratike në Qarkun e Shkodrës, Izmira Ulqinaku shprehet se polici Berhan Bajrakurtaj që i dërgonte video erotike vajzës së mitur është kthyer në punë në vitin 2015. Ulqinaku zbulon se Bajrakurtaj u  largua nga dekriminalizimi qe iu be, por pjesemarrja ne fushaten e zgjedhjeve lokale të vitit 2015 e ndihmoi të sigurinte sërish vendin e punës.

All - Paragraf - 3

“Si po rritet brezi i ri, kur sa hap televizorin informohen me vjedhje, korrupsione, mashtrime e perdhunime. Të çohemi ta largojmë të keqen nga pushteti absolut, të cilët kanë mbledhur rreth vetes llumin e këtij vendi!”, apelon Ulqinaku.

Polici u arrestua diten e sotme, menjehere pas publikimit te ngjarjes, ndersa ne mbremje reagoi edhe ministri i Brendshem, Sander Lleshaj qe u shpreh se 'uniformat blu' nuk mund te identifikohen permes personave te tille.

Reagimi i plotë:

Këllirat e sistemit të rilindjes spaskan fund!

U shastisa sot me rastin e ngacmimit seksual në Malësi të Madhe. Punonjësi i Policisë i cili ka për detyrë të sigurojë rend e siguri, e shkel i pari, duke kërcënuar jo vetëm të miturën por edhe familjarët e saj, të cilët kërkuan ta denonconin. Me sa u informova Berhan Bajrakurtaj kishte qenë i larguar më parë nga detyra nga dekriminalizimi që u bë, por në 2015 me aktivizimin e tij në fushatë vendore në krah të Partisë Socialiste, iu sigurua edhe njëherë vendi i punës.

Deri kur do vazhdojë kështu??

Po jetojmë në një vend ku përbindshat bëhen kryeministra, ministra, drejtorë...

Si po rritet brezi i ri, kur sa hap televizorin informohen me vjedhje, korrupsione, mashtrime e perdhunime.

Të çohemi ta largojmë të keqen nga pushteti absolut, të cilët kanë mbledhur rreth vetes llumin e këtij vendi!

Të fundit