Flash News

KRYESORE

Të tjera lëvizje në Policinë e Shtetit, Ardi Veliu shkarkon zëvendësin e tij

Të tjera lëvizje në Policinë e Shtetit, Ardi Veliu shkarkon

Pas emërimit të Ardi Veliut si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, të tjera lëvizje janë bërë në radhët e policisë. Mbrëmjen e djeshme është shkarkuar nga detyra e zv.drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Rebani Jaupaj. Në vend të tij është emëruar Gjovalin Lokaj.

Jaupaj është emëruar Drejtor i Analizës së Informacionit në Policinë e Shtetit,duke zëvendësuar në këtë detyrë Shaban Nexhin.

Kujtojmë që më herët Jaupaj u komandua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, pas shkarkimit të Haki Çakos, ndërsa Lokaj më herët ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Policisë së Shkodrës.

Të fundit