Flash News

KRYESORE

Të tjerët talleshin me gjatësinë e Zuckenberg, ai fitoi 3 miliardë dollarë

Pas skandalit të përdorimit të të dhënave nga Facebook, Mark Zuckenberg që është dhe themeluesi i këtij rrjeti social, u përball këtë javë me senatin amerikan. Ai ioshte thirrur për të dëshmuar për shkeljen e privatësisë së 87 milionë përdoruesve dhe seanca e pyetjeve zgjati 10 orë përgjatë dy ditëve.

“CNN Money” ka raportuar se pasuria e Zuckenberg është rritur me 3 miliardë dollarë, ndërkohë që në rrjete sociale filluan të diskutonin gjatësinë e themeluesit të “Facebook”.

Të enjten e kaluar në mëngjes, ky rrjet social pësoi një rënie të aksioneve por në momentin që Zuckenberg hyri në Kapitol Hill për t`u përballur me pyetjet e Senatit, vlera e Facebook u rrit me 4.5%.

Mark Zuckenberg zotëron më shumë se 401.4 milionë aksione “Facebook” dhe tani vlera e aksioneve të tij ka arritur vlerën 66 miliardë dollarë.  Ndërsa “Forbes” e rëndit Zuckenberg si personin e shtatë më të pasur në botë. Jo vetëm Zuckenberg por edhe të tjerët që kanë aksione në “Facebook” përfituan nga kjo rritje.  Dhe tani vlera totale e kompanisë në treg është rritur me rreth 23 miliardë dollarë që nga e marta.

“Facebook” shpërndau informacionet private të 87 milionë përdoruesve të tij me “Cambridge Analytica”. Informatori i “Cambridge Analytica”, Christopher Wylie, ka vlerësuar që më shumë se, 50 milionë njerëz u kompromentuan nga një “quiz” personaliteti, që grumbulloi të dhëna nga përdoruesit dhe miqtë e tyre.

Të fundit