Flash News

KRYESORE

“Te Unaza e Re po vidhet në dy mënyra”, Basha paralajmëron skandalin: Shumë shpejt do publikohen dokumentet

“Te Unaza e Re po vidhet në dy mënyra”, Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Pesë pyetjet nga Babaramo”,  është shprehur se te Unaza e Re po vidhet në dy forma.

“Te Unaza e Re po vidhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë, vjedhje ashiqare, por kanë hapur dhe një llogari të parajsave fiskale. Pastaj do të ndërtojnë vila, pallate për të pastruar paratë e drogës”, u shpreh Basha.

Më tej ai siguroi se emrat e ndërtuesve do t’i bëjë publike shumë shpejt, me dokumente, pasi aktualisht po i analizojnë.

“Do t’i bëjmë publike  emrat, me dokumente sepse jemi në analizë të plotë të tyre. Do të plasë e vërteta”, paralajmëroi më tej Basha.

Të fundit