Flash News

KRYESORE

Te ‘Unaza e Re’ shfaqen “jelekët e verdhë” në ditën e 30-të të protestës

Ka nisur sërish protesta e banorëve të ‘Unazës së Re’, në Tiranë, të cilët kërkojnë dëmshpërblim për banesat që rrezikohen t’u prishen si rezultat i zgjerimit të rrugës. Në ditën e 30-të të protestës, këta banorë kanë veshur jelekë me ngjyrë portokalli dhe të vërdhë, të frymëzuar nga “jelekët e verdhë” të Francës.

Ata shprehen të vendosur për të vijuar me rezistencën, ndërkohë që qeveria, bashkia dhe disa media pranë tyre po bëjnë të gjitha përpjekjet për të demoralizuar banorët.

Këtë pasdite protestuesit kanë bllokuar të dyja anët e rrugës, ndërkohë që numri i forcave të policisë vijon të jetë i lartë.

Të fundit