Flash News

KRYESORE

‘Të vendosin gratë’, PD ironizon Ramën: Fshihet pas fustanit të ministreve e deputeteve sa herë gjendet në vështirësi

Ish-deputetja demokrate Zamira Ulqinaku akuzon kryeministrin Rama se po mashton duke përdorur propagandën ndaj grave, referuar edhe takimit të djeshëm të kryeministrit me gratë këshilltare.

Në një postim në Facebook Ulqinaku shkruan se kryeministri nuk ka mbështetur asnjë grua kryefamiljare me politikat e punësimit, dhe e gjitha është një show.

“Eshtë Edi Rama ai i cili me politikat e tij nuk mbështeti asnjë grua kryefamiljare nëpërmjet punësimit, apo asistencave të veçanta. Ai i hoqi edhe të ardhurat minimale nga Ndihma Ekonomike.

30% e nënave shqiptare nuk arrijnë të sigurojnë ushqim të mjaftueshem për fëmijët e tyre.

Përmes koncesioneve korruptive, Edi Rama vjedh fondet, të cilat duhet të shkojnë për shendetin e grave e vajzave”-shkruan Ulqinaku.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një takim me gratë këshilltare në Këshillat Bashkiakë të vendit.

Duke shpalosur nismën ‘Edhe një’, si qasja më e re ndaj grave dhe vajzave, Rama tha se gratë s’mund të përdoren si dekor, por të jenë pjesë e vendimmarrjes.

Të fundit