KRYESORE

"Të zbatohet marrëveshja e 5 qershorit", PPE: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, parakusht për integrimin në BE

"Të zbatohet marrëveshja e 5 qershorit", PPE: Zgjedhjet e

Anëtarët e Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane zhvilluan sot një takim përmes një konference online, ku u diskutua edhe për situatën në Shqipëri.

Në konferencë u tha se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë parakusht themelor për integrimin e Shqipërisë në BE.

Gjithashtu u theksua se Reforma Zgjedhore e 5 qershorit të zbatohet siç është rënë dakord konsensualisht, ndryshimet e njëanëshme, kundër rekomandimeve të OSBE-ODIHR

Deklarata e plotë për Shqipërinë, e diskutuar në Asamblenë Politike të PPE, bashkë me Bjellorusinë dhe Nagorni Kabarak

PPE mbështet plotësisht udhërrëfyesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme si një parakusht themelor.

Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhet të zbatohet siç ishte rënë dakord.

PPE nxit heqjen dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm i marrëveshjes konsensuale.

Ndryshimet e njëanëshme në këtë fazë, janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe kundër vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit. EPP nxit heqjen dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe respektimin e marrëveshjes konsensuale sipas zotimeve.

Ditari politik

Të fundit