Flash News

KRYESORE

Teatri/ Basha: Projekt grabitqar i Ramës për të vjedhur miliona euro, gropa e tij do të jetë e tyrja

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, duke e konsideruar projektin e kryeministrit Rama kriminal dhe grabitqar.

“Ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro. Njësoj si projekti i stadiumit, ku Edi Rama është pronari i vërtetë i gjysmës tij. Njësoj si projekti i unazës ku Edi Rama do vjedhë miliona euro”, shkruan Basha në një postim në rrjetet sociale.

Ai është shprehur me tone të ashpra edhe ndaj atyre që tentojnë të shkatërrojnë Teatrin.

“Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike.

Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t’ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t’u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre”, shkruan Basha.

Reagimi i Bashës erdhi fill pas lajmit se Agjensia e Prokurimit Publik ka nxjerrë thirrjen për Komisionin e Vlerësimit, ku do të paraqiten projekte të reja për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Të fundit