Flash News

KRYESORE

Teatri/ Dëgjesa e Veliajt me drejtorët e shtetit, Altin Basha: Kërkojmë mendimin e specialistëve të pavarur

Teatri/ Dëgjesa e Veliajt me drejtorët e shtetit, Altin Basha:

Ditën e djeshme u transmetua dëgjesa e dytë me kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sa i takon çështjes së Teatrit Kombëtar ku të pranishëm ishin arkitektë dhe urbanistë.

Thuajse të gjithë diskutantët e vunë theksin te amortizimi i godinës duke thënë se ajo është jashtë çdo funksioni.

Me përjashtim të Institutit të Ndërtimit, tre diskutantët pasues ishin pjesë e administratës, madje kreu i Zjarrfikësve në varësi të bashkisë.

Pjesa tjetër, të cilët u prezantuan si arkitekt, inxhinier e urbanist, nuk dihet se mbi cilat kritere janë përzgjedhur për të qenë të pranishëm në takimin në fjalë,  por dihet vetëm që qëndrimi që ata shprehën ishte në të njëjtën linjë me atë që mban qeveria dhe kryebashkiaku.

Në këtë linjë ka kritikuar edhe regjisori i njohur Altin Basha. I ftuar në emisionin “Mbrëmje në ABC News” me Mirela Milorin, Basha u shpreh se ajo që ishte e vlefshme në këtë takim ishte mendimi i specialistëve të pavarur, jo atyre punonjësve që janë në varësi të shtetit.

“Specialistët folën! Ne do të donim të dëgjonim më shumë arkitektë dhe specialistë të pavarur pasi të gjithë ata që folën, janë punonjës të shtetit. Ne megjithatë e dëgjuam mendimin e specialisteve të cilët thonë që nuk mban më ndërhyrje dhe ne po shkojmë drejt një ideje të tillë: Mos të lëshojmë territorin e Teatrit, edhe nëse do të duhet të shembet teatri ekzistues!”, u shpreh regjisori.

 

Të fundit