Flash News

KRYESORE

Teatri dhe kanabisi, ish ministri: Pse Rama i huton shqiptarët me disa skandale njëkohësisht

Teatri dhe kanabisi, ish ministri: Pse Rama i huton shqiptarët me disa

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ftuar në A-Show, nuk e ka quajtur një rastësi faktin që kryeministri Edi Rama janë aktualisht në shqyrtim dy çështje, prishja e Teatrit Kombëtar dhe legalizimi i kanabisit.

Ish ministri tregon edhe arsyet pse. Sipas Manjanit Rama përdor një taktikë të tillë për të shmangur vëmendjen nga çështje të tjera.

"Nuk është vetëm kanabisi dhe teatri, por janë shumë ngjarje që u hidhen opinionin publik për ti mbajtur në suspancë. Është pjesë e taktikës politike të Edi Ramës. I hedh në mënyrë të menjëhershme, dhe jo më kot.Taktika qëndron, Nuk është teori është realitet.

Në këto 7 vite kemi pasur dy tre ngjarje që opinion public të lodhet. Po të jetë vetëm një çështje opinion public të mbyt. Është një taktikë për të shmangur vëmendjen.

Vëmendja është që të ketë sa më shumë çështje, skandale ose të ngjarjeve që tentojnë të shfokusojnë vëmendjen. Kjo edhe që të çoorientojnë poltikën. Dhe të qeverisin në perjetësi. Këtu janë shenjat e paradiktaturës”, tha Manjani.

Të fundit