Flash News

KRYESORE

“Teatri i ri do bëhet”, Meta me tone të ashpra ndaj Ramës:  Nuk ka forcë në botë që më ndalon mua

“Teatri i ri do bëhet”, Meta me tone të ashpra ndaj

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur me tone të ashpra kryeministrit Edi Rama, i cili në një reagim pas përplasjeve mes artistëve dhe policisë tha se “Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse”.

Pasi dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen antikushtetues të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, Meta iu përgjigj Ramës: “Nuk ka forcë në botë që më ndalon mua për të vënë drejtësi për rilindësit lokal dhe ato ndërkombëtar që kanë goditur në mënyrë skandaloze reformnë madhore në drejtësi e që tu japin drejtësinë oligrakëve”, tha Meta.

 Çfarë deklaroi Rama më herët

“Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend. Megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë,Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse

Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës. Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam. Kush s’është dakord është i respektuar, po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë”.

Të fundit