Flash News

KRYESORE

“Teatri i ri, histori suksesi”, reagon Basha: Talibanizëm kulturor, një tjetër skemë grabitqare me PPP

“Teatri i ri, histori suksesi”, reagon Basha: Talibanizëm

Pas projektit të Teatrit të ri Kombëtarë që u prezantua nga kryeministri ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sipas Bashës, me shembjen e teatrit aktual do të shuhet një pjesë e historisë, do të prishet një vepër e trashëgimisë kulturore, do të shkatërrohet më shumë harmonia urbanistike dhe arkitektutore e qytetit.

Postimi i plotë:

Barbaria e Edi Ramës mbi historinë, kulturën dhe kryeqytetin nuk ndalet. Me shembjen e Teatrit Kombëtar do të shuhet pëgjithmonë një pjesë e historisë, do të prishet një vepër e trashëgimisë kulturore, do të shkatërrohet më shumë harmonia urbanistike dhe arkitektutore e qytetit. Në vend të Teatrit Kombëtar, do të ngrihet një tjetër bllok gjigand betoni. Talibanizëm kulturor dhe historik dhe një tjetër skemë grabitqare PPP, nga një tjetër klient që do të rrëmbejë tokë publike dhe do ndërtojë kulla. Një tjetër skemë e padëgjuar në botë për ndërtimin e veprave publike. Një tjetër zhvillim me godina të larta, paratë për të cilin nuk dihet nga vijnë. Një tjetër vepër korruptivo-kriminale e Edi Ramës.

Të fundit