Flash News

KRYESORE

“Teatri i Shkupit ka kushtuar 50 milion euro”, Veliaj del blof edhe me argumentin më të fortë

Kryebashkiaku Erion Veliaj përsëriti disa herë gjatë takimit me artistët se bashkia dhe Qeveria nuk kanë mundësi financiare ta rindërtojnë nga e para Teatrin Kombëtarë ose të ndërtojnë vetë një të ri ndaj zgjidhja Partneritet-Publik-Privat (PPP) ishte më e mira e mundshme.

“Degjova Bertin [Robert Ndrenikën] se përmendi disa herë Teatrin e Shkupit si një shembull për tu ndjekur nga ne, por a e dini sa ka kushtuar ai; plotë 50 milion euro”, u shpreh ndër të tjera Veliaj.

Megjithatë, edhe me këtë argument, kryebashkiaku doli blof pasi në të vërtetë Teatri i Shkupit, sipas një artikulli të BIRN të publikuar më 4 qershor 2013 ka kushtuar më pak se 40 milion euro dhe jo 50 siç u shpreh ai.

Nuk dihet nesë Veliaj gënjeu qëllimisht apo nuk ka qenë i mirë-informuar nga stafi.

Të fundit