Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Teatri i Shqipërisë”/ Qokaxhinjtë dhe hallexhinjtë që janë mbyllur në ‘piramidën’ e këtij pushteti
Dy fjalë në hyrje
...Kauza e kësaj lëvizjeje, për fat të keq, nuk është ajo e një ndërtimi ose një përmirësimi në shoqërinë shqiptare, por kauzë për mos-prishje. Pas kaq e kaq prishjesh të kujtesës historike dhe ngushtimesh të hapësirave publike në kryeqytetin tonë, njerëz të njohur ose më pak të njohur në publik, kanë ngritur zërin që të mos prishet një nga objektet më emblematike të këtij tranzicioni, një nga ndërtimet më elegante e më të shtrenjta si vlerë, “Piramida” siç i thonë njerëzit, ose siç quhet zyrtarisht Qendra Ndërkombëtare e Kulturës.
Vendimi për ta prishur Piramidën erdhi “nga lart”, siç vinë më të shumtat e vendimeve që merren pa dëgjuar opinionin publik, atë që duan njerëzit, vendime që shpesh kombit i kushtojnë shumë, shumë shtrenjtë...
Emra të njohur që u shprehën pro idesë së kryeministrit ishin pak, shumë pak, më pak se gjysma e gishtave të njërës dorë. Megjithatë, edhe këto qëndrime do t’i gjeni në libër. Të tjerat, ishin thjesht nga qokaxhinj e hallexhinj pushteti në rrugën e regjimit të sotëm.
Në ditën që po del ky libër, ende nuk e dimë fatin e Piramidës. Kuvendi i Shqipërisë e ktheu edhe në ligj urdhrin e kryeministrit për ta shkatërruar. Në qoftë se shkatërrimi ndodh, atëherë kemi të bëjmë, veç me humbjet që përmendëm, edhe me një moskomunikim të plotë midis qeverisë dhe shoqërisë civile të vendit, mes pushtetit dhe opinionit publik. Atëherë ky libër do të ketë vlerën e kujtesës, dëshmi e hidhur vërtet, megjithatë dëshmi për një udhëheqje që nuk dëgjon qytetarët e vet...
Ardian Klosi, Artan Lame – Piramida e Tiranës
Tiranë, korrik 2011
Dy fjalë për artikullin
Politiko.al ka menduar që të risjellë në vëmendje debatin e zhvilluar shtatë vite më parë në Shqipëri kur “Piramida” në Tiranë rrezikohej të shembej si pjesë e një projekti të ish-kryeministrit Sali Berisha, për të ndërtuar në të njëjtin vend godinën e re të Kuvendit të Shqipërisë.
Kjo rikujtesë bëhet dy ditë përpara se Kuvendi i Shqipërisë, kësaj here nën pushtetin e Edi Ramës, të hedhë në votim një projektligj që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe në një pjesë të truallit të tij, ndërtimin e disa kullave.
Aktivistë dhe njerëz të medias u bashkuan në 2011-ën për të mbrojtur “Piramidën”, një objekt i ngritur si muze për diktatorin Enver Hoxha, ekzistenca e së cilës u konsiderua e rëndësishme për kujtesën e shqiptarëve që vuajtën në atë sistem.
Në 2018-ën, pjesa më e madhe këtyre figurave publike, që u renditën edhe në librin e sipërcituar, “Piramida e Tiranës”, po heshtin për këtë kauzë mos-prishje kundër planit të qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Një pjesë e tyre udhëheqin sot institucione të rëndësishme, përfshirë personin që ka bashkë-shkruar hyrjen e librit, duke lënë hapësirë të gjykohen se janë shndërruar në qokaxhinj dhe hallexhinj të këtij pushteti.
Vendimi për ta prishur Teatrin Kombëtar erdhi “nga lart”, siç vinë më të shumtat e vendimeve që merren pa dëgjuar opinionin publik, atë që duan njerëzit, vendime që shpesh kombit i kushtojnë shumë, shumë shtrenjtë...
Në ditën që po del ky shkrim, ende nuk e dimë fatin e Teatrit Kombëtar. Kuvendi i Shqipërisë po pret ta kthejë edhe në ligj urdhrin e kryeministrit për ta shkatërruar. Në qoftë se shkatërrimi ndodh, atëherë kemi të bëjmë, veç me humbjet që përmendëm, edhe me një moskomunikim të plotë midis qeverisë dhe shoqërisë civile të vendit, mes pushtetit dhe opinionit publik. Atëherë ky shkrim modest do të ketë vlerën e kujtesës, dëshmi e hidhur vërtet, megjithatë dëshmi për një udhëheqje që nuk dëgjon qytetarët e vet...
Më poshtë do të gjeni shkurtimisht disa nga qëndrimet e figurave publike që u pozicionuan kundër shkatërrimit të Piramidës dhe po heshtin për Teatrin Kombëtar:
Adri Nurellari – Po me Piramidën ç’patën xhanëm?
Një shqetësim i tretë dhe më domethënës ka të bëjë me vetë vlerën historike të kësaj ndërtese që prej kohësh është shndërruar në një ndër vendet më simbolike dhe karakteristike të fytyrës së Tiranës. Gjithashtu ka të bëjë edhe me vetë domethënien që ka pasur në të kaluarën piramida, duke përfaqësuar si pak ndërtesa të tjera të ngelura në Tiranë gjurmët e së kaluarës. Fatkeqësisht në Tiranë ka një traditë të keqe për të prishur ndërtesat me rëndësi, dhe është e pafalshme që ne të tregohemi bukëshkalë me trashëgiminë historike dhe kaq të pakujdesshëm me brezat e ardhshëm që meritojnë të marrin të pacenuara sa më shumë monumente nga e kaluara.
Aleksandër Çipa – Piramida, propagandë me faturë
Kjo është një ndërmarrje vetjake e kryeoratorit të vjetër politik, të kësaj shumice delikate në qeverisje. Është gjetur simboli për indoktrinimin e masës elektorale, në këtë nisje të dyshimtë fushate, për një përballje me palën kundërshtare.
Fatos Baxhaku – Parku i të dashuruarve
Në këtë rast hynë në fuqi referendumi! Askush nuk i pyeti qytetarët e vjetër dhe të rinj të Tiranës nëse ata duan të shohin ende përditë Piramidën. A e pëlqejnë dhe sa nuk e pëlqejnë? A janë dakord që të harxhohen para vetëm për të bërë parada triumfi në një vend pa triumfe të mëdha?
Sokol Balla – Kur na frikëson doktorri
Ky muze i madh dhe i gjallë i historisë së Shqipërisë sot është në rrezik të madh. I pamundur të vendosë mbi gjithë Bulevardin, një banderolë të madhe, ashtu si ia buri mozaikut të Muzeut Historik, tani Sali Berisha ka marrë kazmën dhe i është vërsulur Bulevardit. Po prisht stadiumin dhe piramidën. Ky njeri urren Tiranën dhe kërkon të na gënjejë se e urren për shkak të Edi Ramës. Ndaj nuk pyet për asgjë dhe e kthen Kuvendin në KRT dhe Qeverinë në Polici Bashkiake.
Artan Lame – Piramida e talljes
Sërish një projekt-ligj i ri për prishjen e Piramidës. Sapo u fut me urgjencë dhe fshehuriçkazi në programin e Kuvendit. Po vjen mesi i beharit, njerëzia po nxitojnë plazheve, ndërsa Qeveria gjen kohë të merret sërish me Piramidën. Në fakt, kam vënë re se ditët më me zarar për shqiptarët, janë seanca e fundit e Kuvendit para Vitit të Ri; dhe seanca e fundit para pushimevetë verës.
Është e pabesueshme se sa shumë gënjeshtra e premtime janë thënë nga Sali Berisha gjatë këtyre 6 vjetëve për Piramidën dhe, ca më keq akoma, jam i bindur se i ka thënë me koshiencë që po gënjente.
Rexhep Qosja – E mjera Piramidë, pa mbrojtje drejt shkatërrimit
Në vendet demokratike, për rrënimin e godinave të tilla, të monumenteve historike, me vlerë kulturore dhe historike, do të bëhej referendum.
Atje, në vendet demokratike, pyetet populli jo vetëm për më shumë, por edhe për më pak sesa për rrënimin e një monumenti të tillë, që është bërë një si metaforë kulturore dhe historike e kryeqytetit të Republikës së Shqipërisë.
Edi Hila – Prishja e Piramidës, mentalitet i sistemit të kaluar
Fatkeqësisht vazhdon të jetë i njëjti mentalitet. Të prishim Piramidën për të ndërtuar Parlamentin. Unë nuk jam dakord për këtë, pasi më duket një mënyrë e dhunshme mohimi. Për mendimin tim, kjo nuk duhej të ndodhte, është e dhunshme. Por s’ke ç’i bën. Mua më takon ta them mendimin tim, më tepër nuk kam në dorë.
Artan Shkreli – Nuk e besonit? Po ndodh
Ky është padyshim një krim kundër kulturës dhe historisë sonë kombëtare. Piramida veç të tjerash është produkt i arkitektëve dhe inxhinierëve shqiptarë, të cilët në një përpjekje mbi mundësinë e tyre që i përcaktonte koha kur jetuan, ia dolën që në të mbramë të atij regjimi të rrëzonin solidaritetin e murit vertikal dhe të dritareve të një-mbi-njëshme e mundën të ofronin hapësirën më të madhe unike në interier të ndërtuar ndonjëherë në një objekt laik tek ne.
Turp! Turp! Turp!
Një pjesë e memories sonë historike po zhduket para syve tanë. Një monument kulture.
Të gjithë, edhe në qeveri, e dinë që po gabohet, e megjithëse e kanë patur kohën e mjaftueshme për reflektim, po vijojnë të gabojnë. Kjo tregon se interesi në këtë moment është shumë-shumë i madh.
*Të tjera personazhe në libër që kanë shkruar kundër prishjes së Piramidës dhe sot po heshtin për Teatrin Kombëtar janë edhe Fatmir Toçi, Erjon Tase, Skënder Minxhozi, Anila Basha, etj.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38