Flash News

KRYESORE

Teatri Kombëtar/ Basha: Si burracak, Rama tani përpiqet t’ia hedhë fajin kujtdo tjetër

Teatri Kombëtar/ Basha: Si burracak, Rama tani përpiqet t’ia
Kreu i opozitës jashtë parlamentit, Lulzim Basha, ka reaguar përmes një statusi në Twitter pas fjalës së kryeministrit Rama në Parlament - lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar. Përmes tre tweet-eve, Basha shkruan se Rama përpiqet të fshehë vjedhjen pas ëndrrës së shumë artistëve “Rama e shembi Teatrin Kombëtar me dhunë, kundër ligjit dhe me qëllimin e vetëm që në truallin e tij të ndërtojë kullat duke pastruar lekët e pista në mes të Tiranës. Si hajdut ordiner ai tani përpiqet të fshehë vjedhjen e tij pas ëndrrës së shumë artistëve për një Teatër të ri. Kjo grabitje e dhunshme e pasurisë sonë kombëtare është provokim për çdo qytetar që nuk e ka marrë akoma pagën e mbijetesës, për çdo biznes që po falimenton prej dështimeve të Ramës, për çdo të papunë sot në Shqipëri dhe për çdo shqiptar të ndershëm. Si burracak, Rama tani përpiqet t’ia hedhë fajin kujtdo tjetër që të shpëtojë sadopak veten. Por ai është sot mbreti lakuriq që po e tregojnë me gisht të gjithë”,

Të fundit