Flash News

KRYESORE

Teatri Kombëtar, Komisioni Europian detyron qeverinë të bëjë një tjetër tërheqje; Veliaj: Do kemi një ligj të ri

Teatri Kombëtar, Komisioni Europian detyron qeverinë të

Pasi vendosi ta shtyjë me një javë shqyrtimin e dekretit të Presidentit, i cili ktheu në Kuvend ligjin që parashikon shembjen e godinës së teatrit, mazhoranca ka dhënë një tjetër sinjal tërheqjeje.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se po bëhen diskutime për hartimin e një drafti të ri sa i takon çështjes së teatrit.

“Nuk ka asnjë dyshim që ne do të kemi një teatër të ri! Në fazën ku jemi, kemi një diskutim të hapur ditor edhe me miqtë dhe dashamirësit e Tiranës në Komisionin Europian, për të mbërritur në një draft, i cili sigurisht kënaq shumicën dërrmuese të popullsisë së Tiranës dhe të Shqipërisë, që do një Teatër të ri. Por, sigurisht u heq alibinë, ankesat, sebepet për sherr, edhe asaj minorance që do të bllokojë zhvillimin e Tiranës. Dhe besoj në një draft të dakordësuar me Komisionin Europian. Ne shumë shpejt do të kemi bazën ligjore të nevojshme, procesin e nevojshëm transparent dhe të hapur për të gjithë, dhe në fund fare një Teatër të Ri për Tiranën”, deklaroi Veliaj.

Njoftimi u shpërnda nga Bashkia e Tiranës, ndërsa deklaratat kryebashkiaku i ka bërë gjatë inspektimit të punimeve për rikonstruksionin e shkollës së mesme “Andon Zako Çajupi”.

Kjo tërheqje e qeverisë duket se vjen pas reagimeve ndërkombëtare të cilat kanë kërkuar ruajtjen e dy godinave ku ndodhet sot teatri Kombëtar dhe Teatri Kombëtar Eksperimental.

 

Të fundit