Flash News

KRYESORE

“Teatri Kombëtar një stallë kuajsh”, regjisori revoltohet keq me Veliajn: Derr i fëlliqur, futu prapë andej nga ke dalë!

Një replikë komentesh në rrjetet sociale ka revoltuar ashpër regjisorin e njohur Kastriot Çipi, një nga zërat më kritikë kundër projektit të qeverisë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Regjisori e ka cilësuar kryebashkiakun një “derr të fëlliqur”, pasi ai e konsideron godinës e TK-së një stallë kuajsh, ndërsa replikon me një komentues në rrjetet twitter.

“Isha betuar publikisht, se atë që do të guxonte ta quante kazerme Teatrin Kombëtar, pasi publikova fotot e fasadës dhe interiereve të viteve 1940-1942, do ta quaja derr të fëlliqur!

Ky që e quan “stallë kuajsh” është më keq se derr i fëlliqur! Ky është kancer e AIDS bashkë, ky është vemje e klonuar e Sorosit dhe Ramës!

Derra të fëlliqur do të jenë të gjithë ata që do ta votojnë në të ardhmen këtë mi gjirizesh, që duhet futur prapë aty nga ka dalë!”, shkruan regjisori i revoltuar.

Të fundit