Flash News

KRYESORE

Teatri Kombëtar, opozita: Dëgjesë urgjente me Veliajn

Deputetët e Partisë Demokratike dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim në komisionin e Medias, kanë thirrur për një seancë dëgjimore kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sa i takon çështjes së Teatrit Kombëtar.

Në kërkesën në fjalë, thuhet ndër të tjerash se “kërkojmë dëgjesë Urgjente me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj, ditën e mërkurë, dt 20 qershor 2018, ora 10.00”.

Kërkesa është firmosur nga deputetët Albana Vokshi, Romeo Gurakuqi, Endri Hasa, Valentina Duka, Shezai Rrokaj dhe Kejdi Mehmetaj.

Të fundit