Flash News

KRYESORE

Teatri Kombëtar, shkrimtari Erebara: Rreziku nuk ka kaluar, duhet të ruajmë energjitë për përplasjen finale

Teatri Kombëtar, shkrimtari Erebara: Rreziku nuk ka kaluar, duhet të

Shkrimtari Rudi Erebara, njëkohësisht një prej aktivistëve më të zëshëm për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, ka paralajmëruar në studion e ‘Fax News’ se, nuk ka kaluar ende rreziku i shembjes së godinës. Sipas tij, ministrja e re e Kulturës, Elva Margariti, është e vendosur për të çuar deri në fund projektin e kryeministrit Edi Rama, ndaj energjitë duhen ruajtur për përplasjen finale.

“Rreziku nuk ka ikur, duhet të ruajmë energjitë për përplasjen finale. Rama nuk ka zënë mend nga protesta, ka zgjedhur si ministre një person që do të çojë në fund projektin e nisut prej tij. Do të bëjë atë që nuk mundi dot ish-ministrja Mirela Kumbaro”, u shpreh Erebara.

Rudi Erebara komentoi edhe protestën e studentëve për të cilën tha se e sheh “të paqartë sesi mund të mbërrijnë në një rezultante të përbashkët”, pasi shpesh herë të rinjtë janë ndarë në disa grupe.

Të fundit