Flash News

KRYESORE

Teatri Kombëtar, Vokshi: Pyetjet që Rama ua ka ndaluar institucioneve të përgjigjen

Teatri Kombëtar, Vokshi: Pyetjet që Rama ua ka ndaluar institucioneve

Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi, në një dalje për mediat tha se me urdhër të Edi Ramës të gjitha institucionet shtetërore dhe Kuvendi po përpiqen të fshehin informacionin.

Vokshi tha se qeveria e ka justifikuar miratimin e ligjit për teatrin me argumentin se kompania ‘Fusha’ është pronar kufitar me truallin e Teatrit dhe për këtë arsye ju dha as ndërtimi. Por Vokshi ngriti pikëpyetje në lidhje me këtë pretendim të mazhorancës.

“Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë justifikuar miratimin e ligjit ‘Fusha’ me pretendimin që ai ishte pronar kufitar me Teatrin Kombëtar. Deri më tani, me gjithë kërkesat tona të shumta, ata kanë refuzuar të bëjnë transparencë mbi pronën konkrete të kompanisë ‘Fusha’.

A është ajo ponë kufitare me pronën e teatrit? Sa është kjo sipërfaqe që ka ‘Fusha’ në pronësi dhe kur është blerë ajo. Si dhe faktin nëse pronar kufitar me teatrin Kombëtar është vetëm kompania ‘Fusha’ apo ka dhe pronar të tjerë kufitar me pronën teatrin Kombëtar? E nëse ka pronar të tjerë pse Rama ka zgjedhur kompaninë ‘Fusha’ për të bërë pazar?”, tha Vokshi.

Më tej, deputetja e PD-së shtoi se këtyre pyetjeve refuzoi t’u përgjigjej edhe kreu i Hipotekës i cili ishte thirrur në një seancë dëgjimore në Komisionin e Medias.

“ZRPP refuzoi të jepte informacion nëse ‘Fusha’ është vërtetë pronar kufitar, siç Edi Rama dhe Erion Veliaj pretendojnë. Pse e fshehin këtë informacion? Mos kanë gënjyer deri më tani publikisht?”, theksoi Vokshi.

Të fundit