Flash News

KRYESORE

Teatri Kombëtar/ Vokshi: Qëllimi i ligjit Rama-Fusha, përfitimi i 205 milionë eurove

Teatri Kombëtar/ Vokshi: Qëllimi i ligjit

Deputetja Albana Vokshi shprehet totalisht kundër ligjit për shembjen e Teatrit, me ndyshim përfshirjen e kompanive të tjera në garë. Vokshi, në një deklaratë për median shprehet se qëllimi kryeministrit Rama dhe kompanisë "Fusha shpk" është përfitimi i 205 milionë eurove.

“Kjo është arsyeja që PD është kundër këtij projektligji sepse është një ligj antiligjor, antikushtetues,  vetëm për interesa të Edi Ramës”, shprehet Vokshi. Më tej ajo i bën thirrje qytetarëve të Tiranës që të bëhen bashkë dhe të mbrojnë vlerat e kulturës shqiptare.

“Jemi dhe do të jemi krah artistëve për rrëzimin e ligjit korruptiv dhe miratimin e dekretit të Presidentit”, tha n ë mbyllje të fjalës së saj deputetja Vokshi.

Pjesë nga fjala e Vokshit:  

Ka një qëllim të qartë me ligjin Fusha. PD është kundër çdo ligji që ka për subjekt prishjen e teatrit kombëtar.  PD është kudnër ligjit që e tjetërson pronën publike dhe ia dhuron privatit për afera klienteliste. PD është kundër çdo ligji që ka për qëllim tjetërsimin e ligjit.

Rama në asnjë moment nuk ka nevojë për një ligj special. Edhe përgjigja e BE vërtetoi atë që ka thënë PD, që ligji Rama fusha është një ligj klientelist.

PD denoncon talljen që Rama po bën me qytetarët . Partia Demokratike e ka fare të qartë që ligji Rama –Fusha është një ligj për pastrimin e parave të krimit dhe drogës dhe përfitimin e 205 milionë eurove. Kjo është arsyeja që PD është kundër këtij projektligji sepse është një ligj antiligjor, antikushtetues,  vetëm për interesa të Edi Ramës.

PD ka qenë që ditën e parë në mbështje të artistëve.

Ne i bëjmë thirrje te githe qytetarëve të Tiranës që të mbrojmë vlerën kulturore dhe artistike, politike të riranës

Jemi dhe do të jemi krah artistëve për rrëzimin e ligjit korruptiv dhe miratimin e dekretit të presidentit.

Të fundit