Flash News

KRYESORE

Teatri me kulla biznesi, Lubonja: Krim i Ramës me Veliajn; oligarkët ndajnë paratë me deputetët e PS

Teatri me kulla biznesi, Lubonja: Krim i Ramës me Veliajn; oligarkët

Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio e Hapur’ me gazetaren Eni Vasili po diskutohet rreth shembjes së Teatrit Kombëtar .

I pyetur nga gazetarja Eni Vasili se çfarë fshihet pas projektligjit të jashtëzakonshëm që pritet të legjitimojë shembjen e Teatrit Kombëtar, analisti Fatos Lubonja e cilësoi si një krim që bën Edi Rama sëbashku me një grup njerëzish oligarkë.

Gjithashtu Lubonja u bëri thirrje deputetëve socialist, të cilëve u ka mbetur një fije yndyre tha ai që të mos e votojnë këtë projektligj.

“Është një krim që e bëjnë Edi Rama me një grup njerëzish oligarkësh dhe Erion Velinë dhe kanë për qëllim ta bashkëndajën me të gjithë kolegët e partisë. Kemi të bëjmë me një bandë që nuk pyet as për institucione as për ligj. Si ka mundësi që u bëka ligj për një kompani? Ligji është një gjë e përgjithshme që nënkupton lidhur se si mund të veprohet për PPP. U bëj thirrje atyre deputetëve socialistë që kanë mbetur atyre dhe që ju ka mbetur një fije yndyre të mos e votojnë atë ligj”, u shpreh Lubonja.

Të fundit