Flash News

KRYESORE

“Teatri”, Meta i përgjigjet Veliajt: Kush ka kontestime t’i referohet faqes zyrtare të Presidentit

“Teatri”, Meta i përgjigjet Veliajt: Kush ka kontestime

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryebashkiakut Erion Veliaj, lidhur me kthimin mbrapsht të ligjit të së Teatrit Kombëtar.

Pas mosdekretimit të ligjit mbi teatrin, Veliaj u kundërpërgjigj duke thënë se pas dyzet ditësh mazhoranca do ta rivotojë këtë ligj.

Nga Pusteci, Meta tha se kush ka kontestime t’i referohet faqes zyrtare të Presidentit të Republikës.

“Nuk kam asnjë koment, përveç faktit se cilido që ka kontestime apo vërejtje për kthimin e ligjit, e ftoj që t’i referohet gjithmonë faqes zyrtare të Presidentit të Republikës, pasi jam i sigurt që argumentet, të cilat janë dhënë nga Institucioni i Presidentit, bazohen vetëm në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në marrëveshjet ndërkombëtare ku ne jemi palë dhe të cilat janë të detyrueshme për t’u zbatuar, dhe padyshim në të gjithë legjislacionin tonë në fuqi, dhe gjithmonë duke vënë në plan të parë interesin tonë kombëtar dhe publik”, u shpreh Meta.

Të fundit