Flash News

KRYESORE

“Teatri nuk mund të restaurohet”, Artan Imami përplaset me Çanin: Je injorant, nuk e kupton këtë fushë

“Teatri nuk mund të restaurohet”, Artan Imami përplaset me

Aktori Artan Imami, një nga peticionistët pro shembjes së Teatrit Kombëtar ka debatuar ashpër me gazetarin Arjan Çani.

Duke diskutuar mbi shembjen e godinës së TK në emisionin ‘Open’, Imami ka nisur të debatojë me gazetarin, pasi ky i fundit i tha se nuk është arkitekt prandaj nuk mund të thotë që Teatri Kombëtar nuk mund të restaurohej.

Pjesë nga debati                                                     

Imami: Je injorant.

Çani: Mos më fyej

Imami: Nuk është fyerje. Nuk di asgjë në këtë fushë

Çani : Në qoftë se nuk ke marrë gjë dhe bërtet kot qenke budalla. Je bërë gazi I botës, po qeshin njerëzit me ty.

Imami: Mos bëj si gjitholog

Çani: Mos mashtro. Mos gënje publikisht. Se mos nuk ke marrë gjë dhe del e mbron kot këtu se do ishe budalla…..po unë do të të kuptoja të kishe marrë, por mos del e kundërta

Artan Imami: Më dëgjo pra tani, apo do fillosh e s’do ndalesh se kështu i përmend gjërat nga 100 herë ti…çfarë tani? Po më akuzon se kam interesa se e ke thënë edhe në emisionin tënd më lër dreqi e mori të flas…

Çani: Po s’po të akuzoj ore, po të pyes…

Artan Imami: Por boll i përmende 100 herë të njëjtat gjëra…

Çani: Po të qesh dynjaja…

Të fundit