Flash News

KRYESORE

Teatri/ Rama citon regjisoren kosovare, por ajo e vë në siklet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në Facebook opinionin e Ilire Vincas, aktore dhe regjisore në Kosovë. Ajo ka bërë një sërë produksionesh të suksesshme dhe është anëtare e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

“Po të kishte mundësi të ndërtohej një teatër i ri në vendin ekzistues do të ishte mrekulli. Teatri është zhvilluar shumë në vendet tjera për nga ana teknike, çka iu mundëson artistëve të sjellin në jetë kreativitetin e tyre, madje edhe i frymëzon për gjetje të reja. Përveç kësaj, një teatër i ri do të krijonte mundësi edhe teknike për punëtorët e teatrit dhe organizimin e shfaqjeve. Nga ana tjetër, edhe për audiencën do të ishte një freski. Uroj të bëhet sa më shpejt!”, ishte opinioni i regjisores kovare të postuar nga Rama. Vetëm se nuk vonoi shumë dhe vetë Vinca i shkroi se ajo këtë mendim nuk e kishte dhënë për Teatrin Kombëtar në Tiranë.

“I nderuar Kryeministër Rama, më vjen shumë keq, por me duhet ‘ju informoj që këtë mendim, nuk e kam dhënë për Teatrin Kombëtar. Është hera e dytë qe po ndodh ky keqkuptim, ndaj më duhet të sqarohem. Ju faleminderit”, ishte përgjigja e saj. Kreu i qeverisë ditë për ditë sjell opinione dhe zëra të ndryshëm sa i përket debatit për prishjen e teatrit, por këtë herë, bëri një gabim

Të fundit