Flash News

KRYESORE

Teatri/ Reagon Partia Socialiste Evropiane: Disa parti politike po e përdorin për përshkallëzim tensionesh

Teatri/ Reagon Partia Socialiste Evropiane: Disa parti politike po e

Për çështjen e Teatrit Kombëtar ka reaguar dhe Partia Socialiste e cila është shprehur se po ndjek nga afër dhe me shqetësim zhvillimet lidhur me Teatrin Kombëtar. Përmes një deklarate PSE ka bërë thirrje që kjo të mos përdoret për qëllime politike:

“Vendimi mbi fatin e kësaj ndërtese problematike ka qëndruar në duart e qeverive shqiptare për 22 vjet. Qeveria aktuale socialiste e Edi Ramës ka marrë përgjegjësinë dhe ka vepruar. PSE është informuar se ndërtesa konsiderohet e rrezikshme nga ekspertët e sigurisë. Planet për ndërtimin e një teatri të ri modern janë në lëvizje, pas një serie konsultimesh publike dhe transparente.”

Sipas presidentit Sergei Stanishev, disa parti po e përdorin çështjen e Teatrit politikisht duke inkurajuar ndezjen e tensioneve:

“Përdorimi i situatës rreth ndërtesës së Teatrit Kombëtar, një pronë e bashkisë në Tiranë, për të përhapur ndarjen dhe polemikat midis qytetarëve shqiptarë është thellësisht shqetësuese. Kohët e fundit, Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm në rrugën e saj drejt integrimit evropian, të cilin ne e mbështesim plotësisht. Përpjekjet e disa forcave politike për të shfrytëzuar këtë rast dhe për të inkurajuar përshkallëzimin e tensioneve nuk do të sjellin asgjë të mirë as për artistët në Shqipëri, as për qytetarët e tij. “

 

Të fundit