Flash News

KRYESORE

Teatri i ri, Alfred Trebicka: Ka korrupsion; nuk mund të presësh transparencë nga trafikantët e drogës

Teatri i ri, Alfred Trebicka: Ka korrupsion; nuk mund të presësh

Mendimi im është që ndërtimi, restaurimi apo bërja e ribërja e një institucioni siç është Teatri Kombëtar, apo edhe institucione të tjera si Teatri Kombëtar, të përmasave të tilla duhet të jenë plotësisht nisma dhe vepra të shtetit. Në këto nuk ka punë privati. Sepse bashkëpunimi i tillë është problematik. Në rastin konkret ky bashkëpunim do ketë këto pasoja. Nuk ka privat në botë që e bën për hobi një sipërmarrje të tillë. Po pra, po bashkëpunimi është i rrezikshëm në rastin konkret, sepse të merr territor”.

Aktori e regjisori, Alfred Trebicka ndalet gjatë tek çështja e Teatrit Kombëtar në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”. Duke nënvizuar se teatri është lënë qëllimisht të rrënohet, ai vë theksin te memoria në art, e memoria e qytetit dhe vlerat e godinës përtej infrastrukturës.

Nëse, thotë ai, do i shembim të gjitha se janë të vjetra, çfarë na mbetet. Duke mos pasur dyshime për korrupsion, Trebicka, thotë se nuk mund t’i kërkohet transparencë, trafikantëve të drogës.

“Momenti që duhet prishur ky teatër a jo, vjen më pas, por kur e nis me frazën që ky do shembet, tërë të tjerat bien, se për çfarë do diskutojmë? Pse do prishet, është histori tjetër, që as aty nuk ka transparencë dhe nuk ka se si të ketë transparencë, se ka korrupsion. Është njësoj si të kërkosh transparencë me trafikantët e drogës, çfarë transparence do t’i kërkosh atyre? Sa kilogram kokainë ke kaluar e sa ke fituar? Çfarë t’u pyesësh?”,- thotë ndër të tjera Trebicka.

Për të, thelbi i asaj që po ndodh është përballja e komunitetit të artistëve me disa interesa të pastra biznesi. Ndaj, edhe në atë projekt që u prezantua, u pa që ishin kullat afër teatrit. “Nuk dua të gjykoj në bazë fjalësh po në bazë veprimesh konkrete. Veprimet konkrete që janë bërë deri tani sa i takon pjesës së artit e kulturës, e këtu kam parasysh fatin e kinemave, “17 Nëntori” e “Republika”, nuk janë më.

Ndërkohë që në momentin kur është ndërhyrë është thënë që do bëhet një kinema me parametra evropianë”,-thotë Trebicka për “GSH”.

Të fundit