Flash News

KRYESORE

Teatri i ri, Erion Veliaj paralajmëron tërheqjen e Robert Ndrenikës dhe Bujar Asqeriut: E kam parë këtë film; pas histerisë vjen ndryshimi

Teatri i ri, Erion Veliaj paralajmëron tërheqjen e Robert

Kryetari i Bashkisë së Tiranës e cilëson projektin e ri të Teatrit Kombëtar tepër dinjitoz. I ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” nga gazetari Bashkim Hoxha në “News24”, Erion Veliaj thekson se ky projekt i është besuar një prej arkitektëve më të mirë sot në botë.

Duke komentuar zërat kritikë, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se një histori e tillë përsëritet sa herë që fillon një projekt i ri. Duke sjellë në vëmendje Pazarin e Ri, këndin e lojërave e të sheshit “Skënderbej”, Veliaj theksoi se gjithmonë në fillim ka rezistencë por në fund të gjithë përqafojnë ndryshimin.

“Për mua ky është një film që unë tashmë e kam parë këto 2 vjet e gjysmë. E pashë tek këndi i lodrave, e pashë tek Pazari i Ri, e pashë tek Bulevardi i Ri, e pashë tek sheshi “Skënderbej”, kështu që unë e di si përfundon ky film. Pra, filmi fillon me një propozim të ri, që provokon, që sjell një ide të re, që disa i shtang, që disa i habit, që disa i kërcënon nga ndryshimi, se ndryshimi është e bukur si fjalë, por nuk jemi të gjithë gati të ndryshojmë. Por, kur vjen ndryshimi pastaj e përqafojmë të gjithë. Pra, në fillim ka rezistencë, ndonjëherë ka histeri. Mbaj mend këndin e lodrave deri tek Presidenti i Republikës duke protestuar. Kur shikoj disa nga personazhet që po mundohen të ngjizin një lloj histerie, disa nga këta janë të njëjtët personazhe që kanë qenë edhe në këto betejat e tjera. Ama ja ku kemi sot të paktën 4-5 shembuj, ku mbas histerisë vjen ndryshimi dhe pastaj kur vjen ndryshimi ti nuk e dallon dot kush e ka kundërshtuar, të gjithë e përqafojnë ndryshimin. Edhe teatri do ta kalojë këtë cikël”, tha Veliaj.

Robert Ndrenika, Bujar Asqeriu, Ema Andrea, Kastriot Çipi, Arben Derhemi dhe Altin Basha janë disa nga aktorët dhe regjisorët që kundërshtojnë prishjen e godinës ekzistuese. 

 

 

Të fundit