Flash News

KRYESORE

Teatri i ri Kombëtar, Kumbaro: Nuk kemi akoma një projekt, ishte thjesht ide

Teatri i ri Kombëtar, Kumbaro: Nuk kemi akoma një projekt, ishte

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e ftuar sot në  emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën, foli për çështjen e nxehtë të Teatrit Kombëtar, i cili ngjalli reagime të shumta.

Ministrja shprehet se për teatrin nuk kanë asnjë projekt konkret, por se ajo që u prezantua ishte një ide.

“Nuk ka një projekt  po ka një ide se  si do jetë Teatri Kombëtar. Jemi shumë larg asaj që do të thotë projekt. Nuk kemi hyrë në një fazë juridike për të filluar me procedurat e tenderimit”, tha ndër të tjera ministrja Kumbaro në studion e emisionit “Kjo Javë”.Kujtojmë që çështja e Teatrit të ri Kombëtar pati shumë kundërshtime dhe nga artistët.

Të fundit