Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Teatri i ri me kullë/ Shoqata e Arkitektëve mban qëndrim: Mos cënoni memorien e brezave
Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë ka reaguar pas publikimit të projektit të Teatrit të ri Kombëtar, i cili parashikohet të jetë i rrethuar nga disa objekte të larta.
Përfaqësuesit e shoqatës, shprehen se ata nuk janë kundër ndërtimit të një teatri të ri, por nuk pajtohemi me prishjen e vlerave historiko-arkitektonike të qytetit, që edhe pse pa shumë vlerë kapitale, mbartin vlerë shpirtërore.
Ndërsa, sugjerojnë se një godinë e tillë mund të ndërtohet në periferi për të gjallëruar më shumë zonat përreth, dhe jo vetëm qendrën e qytetit.
Reagimi i i plotë Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë:
“A kemi nevojë për një teatër të ri ?
Absolutisht PO.
Ne, më shumë se kushdo, duam të shohim një vepër të bëhet streha e shfaqjeve artistike.
Ne, më shumë se kushdo, vlerësojmë të renë e spektakolaren në arkitekturë.
Ne, më shumë se kushdo, duam zhvillimin e artit e të arkitekturës.
Por ne, më shumë se kushdo, nuk mund të pajtohemi me prishjen e vlerave historiko-arkitektonike të qytetit tonë, të atyre veprave që edhe pse pa shumë vlerë kapitale, mbartin vlerë shpirtërore e më shumë, vlerë të memories së brezave të tërë.
Nëse Qeveria do të shpallte se teatrin e ri do ta ndërtojë diku pranë bulevardit të ri, apo në tokat e ish fushës së aviacionit, apo hapësirat e ish Kinostudios, a diku gjetkë, pa dyshim që të gjithë do të ishim pro saj e, së bashku me ne, do të shihte gjithë aktorët e artistët ta duartrokisnin e përgëzonin duke ju vënë në
krah e jo kundër, për një realizim të shpejtë.
Qyteti ynë, tashmë i kthyer në një kryeqytet të përfaqësuar veç nga qendra, apo në një metropol pa pole, ka nevojë të rivitalizojë e ti japë jetë, të gjallërojë polet e tij. Investimi i duhur e strategjik i bulevardit të ri drejt veriut mund të shoqërohet me krijimin e një poli verior i cili bukur mund të nisë me një teatër
modern në qendrën e tij. I vendosur në krah të bulevardit të ri, ai mund të bëhet fillesa e një “La Defense“ Tiranase për kryeqytetin tonë. Le të ndërtohet aty një teatër i Ri i cili si një qendër e jetës kulturore mund të bëhet thirrës i jetës e i gjallërisë në periferi dhe fillesë e një kompleksi arkitektonik modern, pa cënuar kështu pjesën historike por duke krijuar hapësirë për të „shfryrë“ presionin e kapitalit që kërkon të ndërtojë.
Duke u ndërtuar në një parcelë me siparfaqe të bollshme ai mund të projektohet duke përmbushur të gjithë parametrat e një strukture moderne të pa kushtëzuar nga njolla e kufizuar e ndërtimit, e cila u tha se do të respektohet nëse teatri i vjetër do të prishet. Të ketë sheshin e parkimin e tij, hapësirat e gjelbra dhe rekreative e pse jo edhe të parfitojë nga një sipërmarrje e tipit PPP me pronarë. Tashmë ka ardhur koha ti largohemi qendrës, të mos e dendësojmë më shumë atë, por ta lemë në historinë e vet që edhe pse jo shumë e pasur është plot identitet e dinjitet.
Teatri si pjesë e kësaj historie duhet të qëndrojë, të dëshmojë epokë artistike dhe por edhe arkitektonike. I
lindur që në fillesë si një objekt me karakter artistik ai u bë në kohë djepi e streha e pasurisë artistiko teatrore të kryeqytetit, u bë vendi ku lindi teatri modern Shqiptar. Për të ruajtur memorien e brezave të artistëve por edhe të qendrës historike të qytetit ai duhet të rikonstruktohet e restaurohet në formën që ka e
ndoshta të mbetet si një sallë për shfaqje dhe evente të veçanta.
Pse mos të ketë Tirana dy Teatro, një të ri e një të Vjetër? Kujtojmë se raste të tilla njihen nga eksperienca botërore (opera e Bastijës e opera Garnier në Paris) e na mësojnë se për të bërë diçka më të bukur e më moderne, jo domosdoshmërisht duhet
shembur e vjetra, jo domosdoshmërisht duhet cënuar memorja urbane. Sigurisht, teatri ekzistues mund te kthehet në nje skene prestigji të mbushur me histori, por edhe në nje muze të hapur, ku brezat të mësojnë dhe të frymëzohen nga puna e talenti i brezave të tërë, të cilët kanë bërë teatër aty në kushte të vështira,
por siç thotë shprehja, “e kane mbajtur zjarrin ndezur!”
Nga ana arkitektonike e urbane teatri ka luajtur gjithmonë rolin e një objekti të rëndësishëm pranë aksit monumental të Tiranës, e si balancues human i hapësirës ku ndodhet, ai duhet të vazhdojë ta luajë këtë rol edhe në të ardhmen, duke ruajtur e theksuar përmasën njerëzore në një pjesë të qytetit, e cila lindi që në gjenezë e tillë e që me sa duket do ti duhet të ballancojë qytetin e ardhshëm të kullave e objekteve të
lartë. A kemi nevojë për një teatër të ri ? Absolutisht PO. Por le të mos e kthejmë qytetin në një teatër, ku skenografia ndryshon sipas shfaqjes së rradhës. Le të
ruajmë identitetin e memorien historike të tij.
Ndërtimet e reja jane gjithmonë të mirëpritura, por ato nuk mund të bëhen pa transparencë. Arkitektët dhe
komuniteti i tyre kërkojnë të bëhen pjesë e kësaj vendimmarrje e së bashku me artistët, të vendosin si do
të jetë struktura që në të ardhmen do të ketë një ndikim jo të vogël në historinë arkitektonike të qytetit”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38