Flash News

KRYESORE

Teatri, studiuesi Plasari: Ka një rrugë që kryeshërbëtori të tërhiqet me nder

Teatri, studiuesi Plasari: Ka një rrugë që

Studiuesi Aurel Plasari, në Ora News, duke folur për çështjen e Tatrit Kombëtarë se asnjë ndërtesë nuk është e pariparueshme, por Rama nuk ka pranuar kërkesën e disa arkitektëve për ta restauruar.

Për deklaratat e artistëve që Rama nxjerr në rrjetet sociale, Plasari deklaron se të gjithë artistët janë për një teatër të ri, por kjo nuk nënkupton shkarrimin e së vjetrës.

“Mendoj se ka keqkuptim të përdorimit të deklarimeve të artistëve. Të gjithë  artistët janë për një teatër të ri, çka nuk përjashton ruajtjen e kujtesës historike të atij korpusi që përtej historisë së teatrit bart një histori shumë më të vjetër, që nga koha e projektimit, fillimit të punës, 1938 në Mbretërinë Shqiptare . Dhe nuk mund të bëhet një lojë: Pyeta Betin, apo pyeta Aurelin. Kjo nuk është lojë serioze se kryeshërbëtorit do i duhej të dilte varrezë më varrezë nëpër botë të pyeste Greta Garbon, Bob Taylor se filmat e tyre janë shfaqur në ato vite. Të dinte të shkonte tek varret e zonjave të nderuara Jorgjie Truja, Tefta Tashko, Marie Kraja Marieta Sokoli, Kristaq Antoniu”, tha Plasari.

Sipas tij, kështu si po shkojnë gjërat, Rama do ta shembë teatrin. Pavarësisht kësaj, ai vazhdon betejën, pasi siç e qauan ai “është një betejë me ndërgjegjien”.

“Ka një gjë. Mua nuk më dëgjon, nuk dëgjon as Maks Velon, as Fatos Lubonjën, as Profesor akademikë Artan Fugën, Edmond Tupen etj. Fakti që nuk dëgjon dhe citon në mënyrë selektive ata që i duhen.

Unë mendoj ka një truk me të cilin ai mund të tërhiqet por unë nuk mund ta them në publik. Nuk do ta them në publik por por po të më pyeste do i thosha cila është rruga që të tërhiqej me nder. Përderisa nuk pyet nuk kam pse e këshilloj. Siç po shkojnë punët deri tani do ta shembë personazhi”, sqaron Plasari.

Të fundit