Flash News

KRYESORE

Teatri/ Sugjerimi i aktorit për kolegët që kalojnë nga një llogore në tjetrën: Vetëvrasja është rruga më fatlume

Teatri/ Sugjerimi i aktorit për kolegët që kalojnë nga

Aktori Naum Shundi në një shkrim me titull ‘Më ka kaluar koha’ të botuar të shtunën në gazetën ‘Panorama’ është ndalur tek debati rreth Teatrit Kombëtar.

Në një paragraf të shkrimit të tij, Shundi i referohet rastit kur artistët kalojnë nga një llogore në tjetrën, nga një ‘po’ në një ‘jo’, teksa thotë se e mira do të ishte të bënin publike arsyet e ndërrimit të llogores.

Vetëvrasja është rruga më fatlume për ata që ndërrojnë llogoren, shkruan Shundi, teksa shprehet se shantazhi, joshja, ose premtimet për favore të mëpastajme mund ta detyrojnë qenien njerëzore të cedojë, por jo 180 gradë. Kjo, sipas tij, është mungesë karakteri.

“Por, kur artistët kalojnë nga një llogore në tjetrën, nga një “po” në një “jo”, nga një qëndrim patetik në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar, e mira do të ishte të na bënin publike arsyet e ndërrimit të llogores. Disave pushka u ka mbetur ngrehur në llogoren e tyre. Nuk dinë kë të qëllojnë dhe pse ta qëllojnë. Vetëvrasja është rruga më fatlume për ata që ndërrojnë llogoren. Ose shantazhi, ose joshja, ose premtimet për favore të mëpastajme mund ta detyrojnë qenien njerëzore të cedojë. Por jo 180 gradë. Kjo është mungesë karakteri dhe populli që ka besuar te ne si artistë, nuk do të na besojë më, siç nuk beson politikanët tanë”, shkruan aktori Naum Shundi.

Të fundit