Flash News

KRYESORE

Teatri/ Veliaj anashkalon rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e garës: Askush s’duhet të pengojë progresin

Komisioni Europian ka dhënë sot qëndrimin e tij sa i takon debatit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në letrën drejtuar qeverisë shqiptare Komisioni Europian shprehet se nuk ka shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, por rekomandon amendimin e ligjit me qëllim hapjen e garës për projektin për t’i dhënë mundësi kompanive private të aplikojnë.

“Ndonëse, në këtë pikë nuk vërejmë asnjë shkelje të MSA-së, Komisioni Europian mirëpret vullnetin e autoriteteve Shqiptare për ta amenduar Ligjin Special, me qëllim hapjen e garës për projektin e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që çdo kompani private të mund të aplikojë një propozim për projektin”, thuhet ndër të tjerash të letrën e Komisionit Europian.

Pas publikimit të këtij lajmi, reagoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. duke e ciëlsur lajmin si të shkëlqyer veliaj teksa thotë se tashmë askush nuk duhet të pengojë progresin.

por duket se Veliaj anashkalon rekomandimin ku theksohej hapja e garës për projektin.

“Lajm i shkelqyer Letra e KE per Teatrin e Ri! Kush kerkoi pergjigje nga BE, tani e ka dhe s’duhet ta pengoje progresin! 👍

Teksa ligji nuk shkel MSA, kemi shansin ta bejme dhe me te mire akoma! 📝

Tani qe pengesat rane, le te bashkohemi & ecim perpara!”, shkruan Veliaj në Twitter.

Të fundit