Flash News

KRYESORE

Teatri me kulla biznesi, ministrja Kumbaro refuzon të flasë për median e rëndësishme

Teatri me kulla biznesi, ministrja Kumbaro refuzon të flasë për

Artistët përfaqësues të “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar” i kërkuan sot parlamentit të mos pranojë projekt-ligjin, që parashikon shembjen e ndërtesave ekzistuese të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Lidhur me këtë çështje, Zëri i Amerikës kërkoi sot një interpretim nga ministria e kulturës për të pasqyruar pikëpamjet e autoriteteve mbi projekt-ligjin dhe reagimet e artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar ekzistues. Ministria u shpreh e gatshme për një përgjigje të shpejtë, por ajo nuk erdhi deri para nisjes së programit Ditari.

Përfaqësuesit e kësaj aleance lexuan sot një letër të hapur drejtuar presidentit të Republikës, kryetarit të Kuvendit dhe drejtuesve të grupeve parlamentare, para deputetëve të opozitës në komisionin e edukimit, ku nuk ishin të pranishëm deputetët e shumicës.

Artistët kërkuan që Kuvendi të mos pranojë ligjin dhe që ministria e kulturës dhe institucionet e tjera përgjegjëse të punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme në interes të gjithë grupeve dhe të interesit publik në tërësi.

Artistët paralajmëruan që nëse deri ditën e premte nuk do të ketë një reagim mbi këto kërkesa atëherë trupa teatrore, artistët, veprimtarët, dhe qytetarë të tjerë legjitimohen të mbajnë Teatrin Kombëtar dhe Teatrin Eksperimental si të vetmen formë, që zëri i tyre të dëgjohet.

Të fundit