Flash News

KRYESORE

"Tejkalimi i diferencave për ‘Zgjedhoren’, kusht për integrimin!"; Numri dy i CDU/CSU: Vazhdoni nga puna me konstruktivitet

"Tejkalimi i diferencave për ‘Zgjedhoren’, kusht për

Nënkryetari i CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur midis palëve politike për Reformën Zgjedhore. Përmes një postimi në Twitter, numri dy i CDU/CSU ka përshëndetur arritjen e dakordësisë midis palëve, duke i nxitur ato të vijojnë punën për garantimin e votës së lirë në përputhje me standartet OSBE, si kusht për integrimin.

“Dakordësia mes qeverisë dhe opozitës mbi një pjesë të rëndësishme të reformës zgjedhore duhet të inkurajojë shtyrjen përpara të negociatave të vështira mbi 15 kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria para se të mund të fillojnë negociatat e anëtarësimit.

Jam i lumtur të vazhdoj të ofroj mbështetje. Sepse vetëm tek Reforma Zgjedhore ka akoma shumë diferenca mes palëve të cilat duhet të tejkalohen me qëllim garantimin e të drejtës së votës në përputhje me standartet e BE dhe OSBE.

Kjo është mënyra e vetme që më në fund të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Ato janë parakusht për rrugën drejt BE. Nxis të dyja palët të vazhdojnë punën me shpirt konstruktiviteti! Eshte arritur dakordesi per nje pjese te Reformes zgjedhore, ka ende diferenca qe duhet te arrihen per te hapur negociatat”, thekson Wadephul.

Të fundit