Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Teknologjia e qeverisjes nëpërmjet frikës
„Njerëzit duhen mbajtur nën frikë, sepse, nëse nuk janë të shokuar nga frika, mund të fillojnë të mendojnë, gjë që është e rrezikshme“, shkruante Noam Çomski, duke zbuluar të vërtetën e diktaturave kleptokratike...
Milivoje Mihajlloviç /Kossev
Kur u shemb muri i Berlinit mbarës botës „i ra guri nga zemra“, thënë në mënyrë simbolike, ndërsa ne na ra kokës. Bashkimi Europian për shumicën e vendeve ishte sinonim i begatisë, ndërsa për ne ëndërr që u shndërrua në makth nate. Gjithandej kufijtë hiqen, te ne vendosen të rinj madje edhe më të mëdhenj. Nuk është çudi që nga rajoni jonë, si në atë oborrin e mallkuar („Oborri i mallkuar“- novelë e Ivo Andriçit- shën. i përkth.), njerëzit largohen nga sytë këmbët, drejt një vendi ku nuk do të poshtërohen dhe përbuzen, së paku jo haptazi. Ballkani në kohën e „shkretë“ të Turqisë ishte „vendi i gjakut dhe i mjaltit“, e tani është vendi i frikës. Laboratori i „vëllait të madh“ në të cilin provohen metoda të reja „të riciklimit të ndërgjegjes“, hipnozës masive dhe diktaturës së gënjeshtrave.
Para pak kohësh, mediat e Beogradit, publikuan foton e një vrasje brutale të një prej tifozëve. Vrasësi iu afrua pas shpine, e qëlloi dhe pastaj „për siguri“ qëlloi edhe me një plumb në kokë. Rregjistrimi nga kamerat e sigurisë nuk ndihmoi aspak që policia të zbulonte vrasësin. Nuk ka kuptim tjetër publikimi i pamjes së vrasjes përveç mesazhit: kështu e pësojnë të gjithë ata që nuk binden. Para pak kohësh pashë një foto ku tre njerëz keqtrajtonin një gazetar prishtinas i cili kishte guxuar të shkruante për korrupsionin. Shihej qartë fytyra e agresorit dhe e tërë Prishtina e di se cilët janë ata, por ata ende nuk janë zbuluar.
Në Beograd do të instalohen 2.000 kamera, gjë që është pjesë e projektit „Qytet i sigurtë“. „Qyetetarët nuk duhet të shqetësohen, Ministria e Brendshme i ruan me shumë kujdes të dhënat“, thotë Ministri i policisë.
Megjithatë qytetarët nuk shqetësohen, por frikësohen se kamerat do të filmojnë ata dhe jo kriminelët dhe nuk kanë për t’i ardhur aspak në ndihmë atyre që i kanë paguar, pra qytetarëve.
Frika është rreziku për të cilin mendon para se të ndodhë, njëfarë afekti ndaj kërcënimit të mundshëm. Sjellja e qytetarëve në gjendjen e frikës latente është teknikë pushteti e kleptokratëve. Teknologjia e drejtimit nëpërmjet frikës masive fillon me promovimin nëpër media të formave të ndryshme të dhunës. Reality show-t askush nuk i ndjek më nëse në to nuk ka rrahje, grindje brutale dhe ashpërsi. Nga ndeshjet e sportti, më parë informohet për konflikte mes tifozëve dhe vetëm pas kësaj për rezultatin. Për ditë të tëra shkruhet për „automobilin që i është djegur një këngëtareje“, nën titujt „shokuese“, „brutale“... në mënyrë që lajmi i vërtetë, që është se zjarri është shkaktuar nga një difekt i vetë automjetit, fshihet diku në fundin e faqeve të mesit të tabloideve. Për vite të tëra faqet e tabloideve beogradas po i mbush vrasja e një këngëtareje të muzikës folk. Ky krim i kryer në lagjen beogradase Borçe, (për të cilin janë shkruar me mijëra faqe gazetash), dëshmon për pafuqinë e policisë. Apo për ndonjë gjë tjetër?
Ekzistojnë studime serioze për metodat e përhapjes së frikës nëpërmjet mediave. Gjithçka reduktohet në shpjegimin për nevojën e forcave politike dhe grupeve të interesit për t’i mbajtur vazhdimisht në gjendje frikë grupe sa më të mëdha qytetarësh, në mënyrë që t’i manipulojë më lehtë. Këto janë procese që vazhdojnë prej vitesh dhe me të cilët arrihen „suksese“ serioze në ndryshimin e ndërgjegjes. Një ndër katër lajme që emëtohen në Serbi përmban fjalime ekstreme që përhap frikë dhe ndjenjë pasigurie, mostolerance dhe jostabiliteti. Zhvillohet iluzioni për rrezikun e kudondodhur. Presidentin e vendit, në udhëtimin e tij për në Kinë (vitin e kaluar) e përcjell redaktori, pronari i tabloidit më të dashur të tij, i cili „gjëmon e bubullon“ nga ekrani i televizorit: „Mos udhëto President, këtu është duke u organizuar një grusht shteti!“.
Në Ballkan pushtetet totalitare janë vendosur me forcë. Goli Otoku (ishull-burg në kohën e ish Jugosllavisë-shën. i përkth.) është shembulli i metodës së „përhapjes së frikës nëpërmjet heshtjes“. Me mijëra njerëz janë deportuar nëpër burgje, nën akuzën se janë spiunë rusë, ndërsa, madje edhe vetë të burgosurit, për dhjetëvjeçarë të tërë pas lirimit, nuk guxonin t’i zinin me gojë mundimet që kishin hequr në burg. Por, e tërë Jugosllavia është mbajtur nën frikë nga Goli Otoku për të cilin vetëm përshpëritej. Këtë frikë e drejtonin gjeneralët jugosllavë nga vilat e sekuestruara në Dedinje (Dedinje-lagje elitë e Beogradit, diçka si puna e „Bllokut“ në Tiranë- shën. i përkth.)
Metodologjia e përhapjes së frikës konstatohet sot në çdo pjesë të Ballkanit dhe ka disa nivele. Në Kroaci dhe në Bosnjë e Hercegovinë frikë nga „serboçetnikët“, në Serbi frikë nga „ustashët dhe terroristët shqiptarë“. Në Mal të Zi gogoli quhet „hegjemonia serbomadhe“. Në Maqedoni, nga njëra anë „spiunët serbë pushtojnë parlamentin“, ndërsa nga ana tjetër, disa kanë frikë nga shqiptarët, të tjerë frikësohen nga maqedonasit, por si njëri ashtu edhe tjetri kanë frikënga hegjemonizmin grek dhe serb. Kohët e pasluftës janë „ideale“ për përhapjen e frikës. Sepse janë ende të freskëta kujtimet për të vrarët, shkatërrimet, gjakun dhe tmerret, kësisoj „elitat“ vazhdimisht kujtojnë se kohët e luftërave mund të kthehen. Mesazhi është- përderisa të jemi ne në pushtet, nuk do të ketë luftë, dhe për këtë na lini t’u vjedhim sa të mundemi.
Më e lehtë është të manipulosh njerëzit e frikësuar. Në gjendjen e frikës, populli përcaktohet më lehtë për një udhëheqës. „Sikur të mos ishte Milloja në Mal të Zi do të derdhej gjaku deri në gjù nga bandat rivale, e në fund të fundit Serbia do t’ua rrëmbente përsëri shtetin malazezëve“. „Sikur të mos kishim Bakirin (Bakir Izetbegoviç, udhëheqësi i muslimanëve të Bosnjë e Hercegovinës- shën. i përkth.), çetnikët do t’i kishin vrarë të gjithë muslimanët“. „Sikur të mos ishte Vuçiçi, shqiptarët do të kishin rrëmbyer Kosovën, dhe do të realizonin ’ollujën në Veri’ dhe do ta kishin spastruar etnikisht Kosovën“. „Pa Hashimin nuk ka as Kosovë“. Këta janë konkluzionet që u imponohen qytetarëve nëpërmjet helmimit të përditshëm mediatik.
Krahas kësaj, zhvillohet fuqishëm edhe frika e përhershme nga NATO-ja, nga rusët, kinezët, nga anglezët, radikalët, djathtistët... nga të gjithë ata që mendojnë se në demokraci arrihet nëpërmjet shkopinjve të bejsbollit. Nga ana tjetër, askush nuk frikësohet nga hajdutët, mashtruesit, xhepaxhinjtë. Me ata sikur jemi mësuar, ata të paktën vetëm vjedhin- nuk vrasin. Pothuajse konsiderohen pozitivë. Frika primare është frika nga vdekja. Ata që shkatërruan ekonominë, shitën dhe blenë badiava fabrikat dhe hodhën në rrugë me mijëra punëtorë, në vend qëtë shkojnë në burg, qëndrojnë nëpër kabinete qeveritare apo nëpër institucione të larta.
Çdo ballkanasi i rritet tensioni i gjakut teksa sheh lajmet, dhe niset për në punë me frikën se do ta pushojnë nga puna.
„Sa të jemi ne në pushtet- pensionet do të jenë të siguruara“, ky është lajtmotivi i të gjitha fushatave të zgjedhjeve në rajon. Po ta përkthejmë: nëse këta të tjerët vijnë në pushtet- nuk ka pensione. Frikërat janë më të mëdha kur njeriu çorientohet, për këtë kemi edhe një ortek lajmesh të rremë me të cilin ulet ndjeshmëria ndaj anomalive. Horrori bëhet dukuri e përditëshme. Në këtë mënyrë rritet shkaku kryesor i frikës- ajo çfarë të sjell e panjohura. Heshtja e shumicës është simptoma e parë e frikës kronike.
Ekipe speciale përiqen në mënyrë të veçantë që qytetarëve të mos u mundësojnë të flasin për shkaqet e frikës, gjë e cila shton frikën në mënyrë progresive. Kësisoj populli kalon gjendjen latente të apatisë, e apatija është areali i dashur i kleptokracisë. Në mënyrë të planifikuar krijohet atmosfera se armik është gjithkush që mendon ndryshe. Sa me e madhe të jetë frika, aq më e madhe është verbëria. „Njerëzit duhen mbajtur nën frikë, sepse, nëse nuk janë të shokuar nga frika, mund të fillojnë të mendojnë, gjë që është e rrezikshme“, shkruante Noam Çomski, duke zbuluar të vërtetën e diktaturave kleptokratike. Shumica e njerëzve janë të përjashtuar nga proceset, të shtyrë në periferi të zhvillimeve. Sepse në varfëri ata luftojnë për mbijetesë. Duke u endur në gjendjen e pashpresë, frika i shtyn që „rrugëdaljen“ ta shohin të „udhëheqësi“ dhe ekipi i tij. Kur (nëse), arrijnë të jenë pjesë e këtij ekipi mashtruesish, gënjeshtarësh dhe kleptokratësh, frikërat shumëzohen- frika se një ditë do t’u duhet të përgjigjen, nga ajo se mos nuk janë mjaftueshëm të mirë për udhëheqësin, e deri te kërcënimi (nga poshtë) se shumë të uritur duan t’ua bëjnë gjëmën për të zënë vendin e tyre.
Efektet e „rrathëve viciozë të frikës“ janë shkatërrimtare. Kur në ajër ndjehet dhuna, njerëzit vihen para dilemës: të jesh me të drejtën apo të jetosh në paqe. A është më mirë „të kthesh kokën mënjanë“ apo t’i kundërvihesh padrejtësisë? Ballkanasit tradicionalisht lidhen pas „variantit më të sigurtë“. A ishte „varianti më i sigurtë “robëria pesë shekullore nën turqit? Njegoshi shkruante se „frika për njeriun është shpesh nderi i mbretit“.
Frika mund të të vrasë, por edhe mund të të shpëtojë- nëse e eleminoni shkakun e frikës.
Jeta nën frikë është ndëshkim.
Jeta fillon atëherë kur mposhtet frika.
*Milivoje Mihajlloviç ka lindur në vitin 1958 në Prishtinë. Ka informuar mbi ngjarjet në Kosovë nga gazeta „Jedinstvo“, Tanjugu, RTV Beograd, BBC, APTN, Agjensia Franc Press, CBS. Ka qenë kryeredaktor i Radio-Prishtinës, themelues i Media –Center, redaktor i programit informativ i YU-info TV, aktualisht është drejtor i radio Beogradit.
**Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38