Flash News

KRYESORE

Teksa Europa është drejt stabilizimit, Rusia po shënon rritje të frikshme të të infektuarve me koronavirus

Teksa Europa është drejt stabilizimit, Rusia po shënon rritje

Vendet europiane janë drejt stabilizimit të krijuar prej pandemisë globale të koronavirusit. Sot ka filluar një hapje graduale në shumë shtete evropiane, teksa masat vazhdojnë të jenë strikte dhe do na duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me koronavirusin deri në zbulimin e një vaksine.

Teksa Europa është drejt stabilizimit, Rusia është duke numëruar një rritje të frikshme të të infektuarve.  Përtej shifrave amerikane, vendi me rritjen më të madhe të të prekurve nga koronavirusi tashmë është Rusia.

Rusia ka konfirmuar 10,581 raste të prekur me koronavirus duke e çuar kështu bilancin total të të prekurve në 145, 268 të infektuar.

Sipas autoriteteve ruse, kjo është dita e dytë e cila shënon mbi 10,000 raste të reja brenda 24 orëve.

Të fundit